Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Finiq, ku tema e debatit u bë një flamur grek i mbajtur nga një të pranishmit në miting.
Teksa një qytetar i kërkon llogari lidhur me këtë ngjarje, Rama i ka kthyer përgjigjie duke e sqaruar qytetarin se flamuri mbahej nga një minoritar i zonës.
“Shqipëria nuk është Serbi ku shqiptarëve në Luginën e Preshevës s’u lejohet të tundin flamurin kuqezi në publik! Ja kaq. Shëndet dhe mos ki inat asnjë flamur,“-shkruan Rama.
Qytetari: Rama në Finiq, duke bërë fushatë zgjedhore në trojet shqiptare krenohet me flamurin grek. Ky është vërtet një turp i kombit tonë!
Edi Rama: Unë nuk krenohem me flamurin grek por me atë shqiptar që ishtë aty në krah, ndërkohë që flamuri i kombit të atyre që janë minoritarë e që kanë të drejtën e tyre të krenohen me atë flamur! Kuptove? Nëqoftëse nuk e kuptove po të them edhe këtë: Shqipëria nuk është Serbi ku shqiptarëve në Luginën e Preshevës s’u lejohet të tundin flamurin kuqezi në publik! Ja kaq. Shëndet dhe mos ki inat asnjë flamur, po duaj tëndin, së kështu bëhesh njëri më i mirë.