Më e bukura e Shqipërisë shpallet sonte në Kalanë e Libohovës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kompeticioni i vetëm i bukurisë mbarëshqiptare “Miss Shqipëria” këtë vit organizohet në Kalanë e Libohovës. Ky event i rëndësishëm vjen për herë të parë në Kalanë e Shanishasë. Sonte në mesnatë do të shpallet fituesja e këtij viti mes shumë vajzave që konkurrojnë.

Për të ndjekur eventin live në Libohovë kanë mbërritur shumë spektatorë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

Kjo është hera e dytë që ‘Miss Shqipëria’ vjen në qarkun Gjirokastër. Në vitin 2017 konkursi u zhvillua në Kalanë e Ali Pashës në Tepelenë. Një event si ky i shërben ndër të tjera edhe promovimit të Libohovës në sytë e një publiku më të gjerë.

©argjirolajm.net