Flamur Golemi, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Gjirokastër ka hedhur votën e tij që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në qendrën e votimit ai është shoqëruar nga bashkëshkëshortja dhe një prej djemve të tij. Golemi hoqi dorë nga mandati i deputetit për të drejtuar Bashkinë Gjirokastër. Gjatë fushatës elektorale ai ka thënë se do të sjell një ndryshim të madh në Gjirokastër, ndërsa ka premtuar zbatimin e disa projekteve të rëndësishmë në qytet.
©argjiroljam.net