Mbytet në Vjosë një 23-vjeçar


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një i ri është mbytur në lumin Vjosë. Ngjarja ka ndodhur në rrjedhën e lumit, pranë fshatit Kute të Mallakastrës, ku 23-vjeçari Lorenc Sina po peshkonte së bashku me një tjetër banor të këtij fshati. Sinën e kanë marrë ujërat në rrethana ende të paqarta për policinë. Një operacion për kërkimin e tij po zhvillohet në Vjosë, ku ndodhen forcat policore dhe polumbarët.