Mbyllet pjesa e parë, Luftëtari mundet 2 me 0 në Kukës

Kukësi kërkon të sigurojë vendin e dytë dhe sot ka shansin ta bëjë një gjë të tillë, nëse mund ose barazon me Luftëtarin, që gjithashtu kërkon Europën. Dhe duket se deri më tani verilindorët po e arrijnë objektivin, pasi në përfundim të pjesës së parë ka mundur gjirokastritët me rezultatin 2 me 0.  Luftëtari vjen në këtë ndeshje pa fantazistin Rroca, kurse Abazaj e nis nga stoli. Rrocën e zëvendëson autori i golit të dytë me Partizanin, Rapo, kurse në vend të Abazajt luan Lamçja. Mbetet të shohim se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë të ndeshjes.