Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka uruar veten e tij për 75-vjetorin e lindjes. Me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan se falenderon bashkëpunëtorët e tij të çmuar për dashurinë dhe sakrificat që kanë bërë për të në këto 75 vite jetë.
Berisha shkruan se ka jetuar realitetin e ëndrrave të guximshme dhe se ndihet i privilegjuar dhe i bekuar nga Zoti që ka pasur dashurinë dhe miqësinë e të afgërmve të tij.
Krahas statusit, ish-kryeministri ka publikuar një foto ku shihet mjaft i qeshur me bashkëshorten e tij, Liri Berishën.
“Sot 75 vjeç!
Miq, sot 75 vjeç!
E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.
Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!
Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! Sb”- shprehet Berisha në status.
Sali Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes së tij. Sali Berisha ka studiuar për kardiologji ku përfundoi studimet në vitin 1967, më pas punoi si profesor në universitet e njëkohësisht ishte edhe një kërkues shkencor.
Në të njëjtën kohë, Berisha hyri edhe në politikë, duke marrë rolin e liderit të opozitës e cila ishte kundër komunizmit në vitete 1990.