Është simbol dhe monumenti më i vizituar në Gjirokastër. Por nga ky vend Kalaja e Argjiros thuasje është bërë e padukshme për sytë e turistëve! Pjesa veriore është nën pushtetin e bimësisë së egër që po mbulon të gjithë muret dhe pamjen.
Pastrimi i fundit është bërë në vitin 2012 dhe prej 7 vitesh banorët thonë se nuk është vënë dorë, ndaj kërkojnë marrjen e masave pasi sipas tyre kalaja po shkon drejt degradiimit. Shqetësimi i drejtë pranohet edhe nmë Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës. Drejtori Vaso Polo thotë se ndërhyrja kërkon mjete dhe njerëz të specializuar për shkak të terrenit
Vaso Polo: Terreni është shumë i vështirë. Herët e tjera janë bërë me njerëz shumë të specializuar. Ne kemi marrë masa këtë vit që ta bëjmë me njerëzit tanë, të cilët na kanë ardhur në ndërmarrje he janë të aftë për të bërë këtë punë.
Një pjesë e bimëve kanë zënë rrënje mes mureve të kalasë, çka nga ana tjetër e bën më serioze problematikën dhe më urgjente ndërhyrjen e institucioneve.