• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbroni celularët nga hakerat me 5 metoda

17/07/2019
Mbroni celularët nga hakerat me 5 metoda

Ne i shfrytëzojmë telefonat për çfarëdo. Prej shkëmbimeve bankare deri te thirrja e një taksie, shkrepja dhe shpërndarja e fotografive, porositja e ushqimit, apo të qëndruarit në kontakt me shokë dhe familjarë. Si e tillë, është me rëndësi që informacionet që keni në telefon të mbesin të sigurta, derisa janë në dispozicion vetëm për njerëzit apo aplikacionet me të cilat doni t’i ndani.

Derisa rrjedhja e të dhëna po bëhet gjithnjë e më e përhapur, rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, zinxhirët e hoteleve dhe byrotë kreditore, të gjitha kanë qenë viktimë e tyre viteve të fundit, andaj të mbajturit të sigurtë të aktivitetit tuaj në internet, është gjithnjë e më kritike.

Për ta mbajtur telefonin tuaj të zgjuar sa më të sigurtë nga hakerët, përdorni këto pesë metoda që rekomandojnë njohësit e sigurisë në internet.

Shfrytëzoni aplikacione të sigurta për komunikim

Ata që merren me materiale ekstra të ndjeshme, duhet të përdorin ProtonMail, që nuk i monitoron të dhënat, që ruhen me siguri të lartë në Zvicër. Kur bëhet fjalë për mesazhet, aplikacioni më i mirë është Signal, të cilin përdoruesit që e duan sigurinë, mund ta shkarkojnë si në iOS ashtu edhe në Android.

Përditësimet e telefonit duhet të bëhen sa më shpesh

Ka shumë arsye, pse duhet bërë kujdes lidhur me përditësimet, që janë shumë të nevojshme.

Në këtë formë, jo vetëm se iu vijnë sistemet më të larta të sigurisë, por edhe siguroheni se jeni duke shfrytëzuar versionet më të reja të sistemeve operative. Për shkak se përditësimi i sistemeve operative, mund të rregullojë ndonjë të metë, e cila mund të shfrytëzohet nga faktorë të jashtëm.

Nëse doni të shikoni se e keni përditësimin e fundit në iPhone, duhet të shkoni në Settings dhe të klikoni në Systems, për të shikuar nëse këtë sistem e mbështet telefoni juaj. Mund të kërkoni që përditësimet të bëhen në mënyrë automatike, duke klikuar në Automatic Updates apo Sofware Update.

Në Android, duhet të shkoni në Setting dhe të klikoni në System, për të shikuar nëse ka mundësi ta kryeni këtë përditësim në telefon. Pastaj kërkoni Advanced dhe selektoni System Update, ndërsa nëse nuk e shihni këtë mundësi atëherë klikoni në About Phone.

Limitoni aplikacionet të cilat kanë qasje në pajisjet tuaja dhe në të dhënat personale

Që nga lokacioni se ku ndodheni, mund të mblidhen shumë të dhëna nga pajisja juaj telefonike.

Mënyra më e mirë që t’ju ndaloni kompanive të ndryshme, që të kenë qasje në telefonin tuaj të zgjuar, është t’i fshini aplikacionet e tyre, që nuk i përdorni. Fshijini të gjitha aplikacionet, që i keni për një kohë të gjatë dhe nuk i keni përdorur, si pjesëmarrjen në ndonjë festival apo konferencë.

Nëpërmjet sistemin iOS, duhet të shkoni në Settings dhe iu del lista, se cilat aplikacione jeni duke i mbajtur hapur, derisa në Android duhet të shkoni në Apps & Aplications, apo forma më e avancuar që është opsioni Advanced.

Përdorni menaxherin e fjalëkalimeve

Mbajtja në mend, e të gjithë fjalëkalimeve të llogarive, është shumë e vështirë, derisa shfrytëzimi i të njëjtave fjalëkalime për të gjitha llogaritë, nuk është ide aspak e mirë. Për këtë arsye, aplikacione si LastPass, 1Password dhe Keeper mund të jenë shumë të dobishëm.

Këto aplikacione, ruajnë dhe aktivizojnë të gjitha llogaritë, pa pasur nevojë që ju të mendoni për to, derisa e tëra që duhet të bëni, është të mbani mend vetëm fjalëkalimin kryesor.

Në momentin që e krijoni këtë fjalëkalim – apo secilin fjalëkalim tjetër – bëjeni që të jetë shumë i vështirë dhe i komplikuar, që nuk mund të zbulohet, vetëm se duhet ta mbani mend.

Kur të lidheni në Wi-Fi, përdorni rrjete private virtuale

Ne japim për çdo ditë të dhëna shumë të ndjeshme, sa herë që lidhemi në Wi-Fi dhe është e vështirë të sigurohemi nëse po e bëjmë në mënyrë të duhur dhe të sigurtë. Rrjetet private virtuale, të njohura si VPN mund të jenë shumë efektive në ktë aspekt.

Kur aktivizohet VPN, maskon identitetin tuaj dhe mbron të dhënat, që të mos shihen nga askush, derisa lidheni në rrjetin e Wi-Fi.

Shtresa shtesë e sigurisë, pamundëson hakërëve, që të ndërhyjnë në të dhënat tuaja të ndryshme, që i keni në telefonat e zgjuar. Disa nga VPN më të popullarizuara janë NordVPN, ExpressVPN dhe PureVPN.

Related Posts

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Pikante

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

13/09/2025
“Ajo është shqiptare” – Polemika për fituesen e Miss Finlandës
Lajme

“Ajo është shqiptare” – Polemika për fituesen e Miss Finlandës

10/09/2025
Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)
Pikante

Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)

08/09/2025
Nuk ka nxënës, Greqia mbyll mbi 700 shkolla
Kryesore

Nuk ka nxënës, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

06/09/2025
Lajme

Greqia miraton ligjin për kthimin me forcë të emigrantëve pa dokumente

04/09/2025
E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore!
Kryesore

E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore!

18/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Si është gjendja e saj? Bella Hadid poston foto alarmante nga shtrati i spitalit

Si është gjendja e saj? Bella Hadid poston foto alarmante nga shtrati i spitalit

18/09/2025
VIDEO/ Bayern i tregon forcën Chelseat në Champions, një gol në fund nderon Liverpool, fitojnë Inter e PSG

VIDEO/ Bayern i tregon forcën Chelseat në Champions, një gol në fund nderon Liverpool, fitojnë Inter e PSG

17/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al