Partia Socialiste feston sot 28 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast është organizuar një event festiv edhe në Gjirokastër tek selia e kësaj partie.
Krahas anëtarëve dhe drejtuesve ndër vite, të pranishëm ishin edhe deputetët e qarkut; Bledi Çuçi e Artemis Malo, si dhe kandidati për kryebashkiak Flamur Golemi.
Gjatë fjalës së tij, ministri Çuçi, krahas urimit për ditëlindjen e PS-së, e vuri theksin tek fushata elektorale dhe 30 qershori si një datë historike për të bërë ndryshimin e madh duke zgjedhur njerëzit më të mirë në krye të bashkive.
©argjiroja.net