Procesi zgjedhor është mbyllur në Gjirokastër pa asnjë incident. Opozita nuk tentoi të ndiqte asnjë skenar dhune pas ultimatumit të fortë amerikan.
Procesi ka qenë i qetë. Në rang qarku pjesëmarrja llogaritet në mbi 25%. Ndërsa në Bashkinë Gjirokastër pritet që PS të marrë më shumë vota sesa mori në zgjedhjet e vitit 2017.
Konkretisht pjesëmarrja në Bashkinë Gjirokastër vlerësohet në mbi 26%, që i bie diku tek mbi 11 mijë votues. Kutitë me materialet zgjedhore kanë nisur të transportohen drejt KZAZ-së 78 e cila është vendosur në pallatin e sportit të Gjirokastrës. Argjirolajm.net do t’ju mbajë të informuar orë pas ore për zhvillimet në rang qarku dhe jo vetëm.
©argjiroja.net