Opozita zhvillon pasditen e sotme në oren 19:00 protestën e saj të gjashtë kombëtare. Ndërkohë që pergatitjen kanë nisur bashkë me to kanë dalë edhe shifrat e para të protestuesve të PD dhe LSI që vijnë nga rrethet në Tiranë. Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka “shfrenuar” fantazinë teksa shfaqet tejet i lumtur që 2200 protestues nga Gjirokastra janë nisur për në Tiranë.
Me një llogari të thjeshtë, sipas Tritanit, i bie që te jenë nisur 45-50 autobusa me nga 50 persona duke i mbushur te gjitha vendet. Si rrjedhojë, autokollona e tyre duhet te jetë diku tek 2 apo 3 kilometra e gjatë. Gjirokastra eshte zona me e zbrasur e Shqipërisë per shkak të emigracionit dhe kaq burra në fakt vetëm Tritan Shehu mund t’i grumbullojë në këtë qytet.
Në fakt 2200 veta PD nuk i ka as anetar në këtë qark e jo më te sjellë protestues. Por skagjë. Çdo e keqe e ka një të mirë. Berisha thotë se protesta e sotme do jete me e madhja e historisë. Tritan Shehu nga ana tjetër bën histori duke sjellë 2200 protestues nga Gjirokastra.
Me këto ritme deri në darke duhet të jene 1 milion nejrëz në shesh. Por kur protesta të fillojë, do kuptohet menjëherë se genjeshtrat e ditës i zbardh nata. Pastaj duhet thene: Ja sheshi, ja medani, ja dhe kapedan Tritani…