Një person ka mbërritur i pajetë në spitalin e Tepelenës. Menjëherë policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa më vonë rezultoi se ai vuante nga zemra dhe se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Personi që ndërroi jetë është 22-vjeçari E.I, banues në Tepelenë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për vdekje natyrale.
©ArgjiroLajm.net