• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbërrijnë në KQZ dy kutitë e parregullta të Dropullit dhe Këlcyrës

01/07/2017
Mbërrijnë në KQZ dy kutitë e parregullta të Dropullit dhe Këlcyrës

Nga e hëna Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të nisë shpalljen zyrtare te rezultateve te zgjedhjeve sipas zonave elektorale. Ne fillim do behet verifikimi i të gjitha procesverbaleve, për 5362 qendra votimi.

Këtë të shtunë kanë mbërritur edhe procesverbalet e fundit nga qarqet Berat dhe Durrës, për ti hapur rrugën verifikimit përfundimtar. Klement Zguri thotë për Top Channel se KQZ ka 48 orë kohë për të bërë verifikimet për secilën kuti dhe nga e hëna do të nisë shpalljen e rezultateve zyrtare për qarqet Fier, Lezhë, Elbasan, Kukës dhe Dibër. Pranë KQZ-së kanë mbërritur ndërkohë edhe 3 kuti me fletë votimi, që nga vetë KZAZ janë shpallur të parregullta, pasi në momentin që janë marrë në dorëzim është cënuar integriteti i tyre. Bëhet fjalë për KZAZ 23 në qarkun Durrës dhe për 2 KZAZ në qarkun Gjirokastër, konkretisht për Këlcyrën dhe Dropullin. Këto kuti nuk janë numëruar por kjo nuk ndikon në rezultatin e qarqeve. Në këtë rast, kutitë administrohen nga KQZ.

Deri më sot, kur kanë kaluar 6 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme, pranë komisionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve nuk ka mbërritur asnjë ankim apo kërkesë, nga asnjë subjekt zgjedhor. Përjashtim bën vetëm PDIU e cila që prej 27 qershor I ka dërguar KQZ këtë ankesë, për problematikën e hedhjes së të dhënave të tabelave të grupeve të numërimit nga KZAZ-të. Bëhet fjalë për qarkun e Tiranës dhe për 4 qendra votimi, ku 31 vota të PDIU-së kanë shkuar gabimisht për PDS.

Këto vota, sipas PDIU, nuk janë pasqyruar drejt nga grupet e numërimit dhe si këto raste janë edhe shumë të tjera të evidentuara, ndonëse zyrtarisht ankesa është bërë vetëm për këto 4 qendra numërimi. Pavarësisht ankesës, edhe nqs vërtetohet ngatërresa dhe hedhja gabim e votave nga PDIU për PDS, sërish mandati i Shpëtim Idrizit në Tiranë mbetet në pikëpyetje. I kontaktuar nga Top Channel, Idrizi thotë se ende pret rezultatet dhe konfigurimin zyrtar nga KQZ.

“Na duhet të presim hedhjen e të dhënave sipas procesverbaleve nga KQZ dhe rillogaritja e rasteve që kemi kërkuar rirregullim. Nuk mund të kem një shifër ekzakte për sa kohë KQZ, edhe pse kanë kaluar 6 ditë, nuk e mbyll ende hedhjen e të dhënave on-line. Të paktën të dihet ekzakt numri i votuesve dhe votave të pavlefshme apo të kontestuara, që të dimë sa është ekzakt 3%. Sigurisht që jemi të shqetësuar se pse KQZ nuk i hedh me procesverbal. Për të marrë mandatin duhen 11.500 vota. Këtu është problem i pragut 3%, i cili varet nga numri i votave pas verifikimit të të gjithë procesverbaleve, numrit të përgjithshëm të votave dhe numrit të votave të pavlefshme”, është shprehur Idrizi.

Po më datë 27 qershor, PDIU i ka kërkuar KQZ kopjet e tabelave origjinale të rezultateve të qendrave të votimit për 185 qendra votimi. Janë vetëm pak vota ato që e ndajnë Shpëtim Idrizin nga mandati i tij i Tiranës dhe java e ardhshme do të jetë vendimtare nqs ai do të jetë apo jo pjesë e parlamentit të ri. / Top Channel

 

Related Posts

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë

02/07/2025
Kandidatja fituese dorëhiqet: Vendin tim ta marrë Zegjineja, ajo duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe vajzat
Kryesore

Kandidatja fituese dorëhiqet: Vendin tim ta marrë Zegjineja, ajo duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe vajzat

02/07/2025
Detaje nga aksioni te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ Janë bllokuar serverat e kompanisë, hetimet nga 2023 në 2025! Kompania s’ka paguar prej 1 viti dhjetëra kontraktorë
Lajme

Detaje nga aksioni te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ Janë bllokuar serverat e kompanisë, hetimet nga 2023 në 2025! Kompania s’ka paguar prej 1 viti dhjetëra kontraktorë

02/07/2025
Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!
Kryesore

Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!

02/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës
Kryesore

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës

02/07/2025
Gjatë ndjekjes nga policia përplasi disa automjete, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së “Astirit” (Video)
Lajme

Gjatë ndjekjes nga policia përplasi disa automjete, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së “Astirit” (Video)

02/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Kapet mat Al Pacino! Aktori legjendar puth gazetaren e re në mes të Romës

Kapet mat Al Pacino! Aktori legjendar puth gazetaren e re në mes të Romës

02/07/2025
Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al