Një grua nga Përmeti ka kallëzuar për mashtrim një burrë. Sipas policisë, kallëzimi në Prokurori është bërë ndaj shtetasit J.M vjeç 43, banues në Përmet. Gruaja O.M, 34 vjeç, banuese në Përmet, pretendon se që prej muajit korrik 2016, ai e ka mashtruar duke i marrë një shumë lekësh. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Përmetit.