Masakra me ndërtimet në Gjirokastër dhe një histori e vitit 1968

Nga Sotir Mantho, Gjirokaster

Ne vitin 1968, ne prag te festivalit folklorik kombetar iu dhane qytetit ca fonde per rehabilitimin e rruges hyrese ne qytet prej Vorrezave te Deshmoreve e deri tek Postblloku, me qellim permiresimin e aksit gjatesor te saj ne plan e lartesi, riberjen e shtresave asfaltike dhe ndertimin e trotuarit ne njerin krah te saj; gjirokastritet i mbajne mend kritikat e diletanteve te partise e pushtetit ne ato vite per “inxhinjeret e paafte qe nuk dijne te bejne nje trotuar….” nga qe nje pjese te tij nga ish-Centrali Elektrik deri tek kryqezimi me Rrugen e Hazmuratit e projektuan dhe ndertuan rreth 1.8 m mbi nivelin e rruges, sipas takatit te shtetit – investitor ne ato vite, pa demtuar mjedisin a renduar xhepin e qytetareve. Ay u be nje mesim i mire per te gjithe ndertuesit e qytetit, qytetare, bile edhe diletantet e partise, per te ndertuar me kujdes ne kodrat e qytetit. Ndertimet ne kodra e veçanerisht ne ato me flishe mbi gelqerore mbuluar me dhera, siç jane ato mbi te cilat shtrihet qyteti kane vecorite e tyre dhe kerkojne financime shtese e kujdes te madh per te mberthyer fort tabanin me themelin e godines dhe trajtuar me kujdes planet e renies e te qendrueshmerise se shtresave, per te menjanuar rreshqitjet. Asnje projekt i atyre viteve nga zyra e projektimit a institutet ne qender, nuk jepej pa planin e sistemimeve, te levizjes se dherave, mureve mbajtes e prites. Mbi kritere e parime te shendosha teknike u ndertua ne te gjithe kodrat e qytetit nga lagjia Punetori e Manaj deri ne Hazmurat e kodren e Shufit, ndaj nuk pati as shkarje e as demtime te mjedisit. Studjues, projektues e ndertues ishin te gjithe bashke pa dallim per te ndertuar vepra te qendrueshme e te sigurta per jeten e njerezve dhe mjedisin, natyrisht ne kushtet e mundesite e pakta financiate qe lejonte sistemi. Ne se do te krahasojme studimet urbanistike te ndertimeve ne kodra te para viteve ’90, me gjendjen reale te sotme, shformimet jane te paimagjinueshme. Inxhinjeret diletante pasi nxorren ne asistence ata qe kishin ndertuar Gjirokastren per dyzete vjet, e zune vendet ne administrate e projektim, ne cdo pellembe bosh ne kodra, ne vend te mbillnin ndonje peme, per te plotesuar pamjet e bukura te atyre studimeve me vlere per qytetin e vizitoret, mbollen pa asnje kriter urbanistik e teknik dhjetra objekte ne favor te shitjes se shesheve te ndertimit, per xhepat e tyre e te eproreve, pa pyetur per qytetin.

Po te flasim me gjuhen teknike sistemi i vertete demokratik, qe duam, nuk eshte sistem i ngurte si ai qe lame pas, por mekanizem qe vihet ne levizje nga mjeshter, ne te kunderte kthehet ne nje rangalle nga diletantet, te babeziturit, hileqaret e sharlatanet qe si nje mase kanceroze jane ngjitur ne kurrizin e shoqerise per ti marre frymen. Diletantet hartuan e miratuan ne organet perkatese studime e projekte gjysmake, pa asnje studim gjeollogjik, duke injoruar studimet e praktikat e mepareshme, te cilat i hodhen ne kosh bashke me sistemin; ndaj pasojat jane te hidhura per qytetin e qytetaret. Nga babezia dhe paaftesia e diletanteve ne administrate e projektim, humben jeten tre qytetare te pafajshem e u shemb nje godine me 15 hyrje ne fund te lagjes Hazmurat, ngjitur me ate trotuarin qe kishin bere inxhinjeret e paditur per diletantet e partise ; pa studime u vendosen ndertime edhe ne kodren ne krah te lagjes Punetori, duke bere te demtohet nga shirat intensive qendrueshmeria e nje pallati me 16 hyrje, e rrjeti rrugor i sapo ndertuar pas kodres se shtufit gjate ketyre dy muajve te fundit; e njejta gje po ndodh edhe per rastin objekt debati keto dite e nuk dihet ne se ky do te jete i fundit… Demi i tyre eshte disa miliarda. Injorimi i rregullave teknike nuk te fal, te ndeshkon sic e meriton edhe kur nuk e prêt. Kryetarja e bashkise Znj.Rami me te drejte ishte e shqetesuar ne daljen ne TV, per ato qe ndodhin ne qytet, per jeten e pronen e qytetareve; ndoshta i duhet te pije edhe dolli qe nuk e di nga i vijne. Ajo eshte pergjegjese dhe i ka mundesite qe me instrumentet qe bashkia disponon, pa ndihmen e qeverise, te zgjidhe me prioritet shqetesimin e qytetareve, te ndalet me koseguence e deri ne fund ne arsyet e shkaqet e gjendjes, qe fillojne nga diletantet, te paaftet e te pangopurit rreth vetes.

Ajo dhe administrata e bashkise duhet te sqarojne me durim opinionin, se shteti nuk mund te pergjigjet per demet qe vijne nga veprimet e personave te papergjegjshem, qe ndertojne kuturu dhe i largohen pergjegjesise qe percaton shume qarte kodi civil i vendit. Ajo duhet te mbaje krahun e qytetareve te demtuar, po ne asnje menyre te behet pale me shkaktaret e fatkeqesise, duke kerkuar ndihme financiare nga taksapaguesit e varfer e pafaj. Ligji duhet te jete e veproje njelloj per te gjithe, ndryshe nuk nxirren mesimet e duhura per kedo ne kete vend ; nga pesimet e fundit ne ndertimet jashte kritereve ne kodra ne Gjirokaster, duhet te mesoje gjithe vendi, se diletante e te pangopur, qe kane bere jo pak zullume ka kudo ne cdo qytet,bashki e institucion qe kryen investime. Eshte koha qe daullja kete here nuk duhet te bjere vetem per rastin konkret dhe pergjegjesine t’ja leme kohes e shiut. Besoj se Ministria e Kultures dhe ministrja Kumbaro, njeheresh deputete e qytetit, do te heqe dore perfundimisht nga baypassi i pazarit, aq i panevojshem e me harxhime kolosale per te mos pesuar te njejtin fat si keto banesa qe po kthehen ne mbetje ndertimi. Po te degjoje më shume e me kujdes qytetaret, mendimin teknik e jo diletantet rreth vetes, duhet te rijetesoje e rehabilitoje ne perputhje me kushtet e reja, unazen e qytetit ndertuar prej vitesh e ta shtrije deri mbi liqenin e Viroit, si lehtesi e shetitore per banoret e zones muzeale dhe kenaqesi per vizitoret e shumte.

Ministria qe mbulon veprimtarine e ndertimit duhet te terheqe konkluzionet per qendrimet e padrejta te saj ndaj institucioneve studimore, shkencore e projektuese qe jane zhdukur a kthyer ne rudimente pavlere; aktualisht, po behen me shume se tre vjet qe nuk ka asnje organ qe te kontrolloje pershtatshmerine e projekteve te zbatimit me normat teknike per sigurine e qendrueshmerine, per garancine e jetes dhe pasurise se qytetareve te ketij vendi; inspektoriati teknik per ndertimet eshte transformuar ne inspektoriat mbi territorin. Institucioni i Avokatit te Popullit dhe noteret duhet te kerkojne vendosjen e dispozitave detyruese demshperblimi jo me pak se dhjete vjet per ndertuesit,veprat e ndertuara prej te cileve pesojne demtime nga rreshqitjet e tabani i pasigurte i themeleve; ata nuk mund te vazhdojne te fshihen pas nje afati dy vjeçar qe perdoret ne kontrata rendom dhe i takon garancise per kryerjen e punimeve. Qeveria perpara se te jape ndonje fond ne ndihme te bashkise, te mos pranoje akoma justifikime bajate qe ja hedhin fajin kohes e shiut dhe ja vlen qe nga rasti te nxjerre perfundimet e duhura ne shkalle vendi; ka shume gjera qe duhen rregulluar: ne rradhe te pare duhen larguar diletantet, te paaftet e te pangopurit nga administrata e drejtimi./Dita

Leave a Reply

Your email address will not be published.