Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dënuar neglizhencën e policisë ndaj ndërtimit pa leje në Grykën e Këlcyrës nga biznesmeni Harri Lena.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ai njofton nisjen e hetimeve duke paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj ndërtimeve që kanë si qëllim masakrimin e kësaj pasurie natyrore.
“SHÇBA e Hetimi Pol Shtetit në luginen e Vjosës. Tolerance 0 ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm e krimi mjedisor. Flm medias e shoqërisë civile,” shkruan Xhafaj në Twitter.
Më herët, pas denoncimit ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato udhëtuan drejt vendngjarjes ku biznesmeni Harri Lena ka hedhur kolonat dhe betonin për devijimin e ujerave dhe shfrytëzimin e tyre për biznes.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e ka cilësuar projektin si një dinosaur mjedisor duke siguruar se nuk do të ketë tolerim për këtë biznes të paligjshëm.
“Nuk ka asnje tolerim per bisnese te paligjshme ne dem te interesit re perbashket dhe pasurise se perbashket, mjedisin. Dinozaure mjedisore si ky ndertim ketu, nuk do te pranohen, nuk do lejohen dhe nuk kalojne ne heshtje” tha Klosi.