Masakra me 8 viktima, mes tyre edhe dy fëmijë. Ky është monstra i Vlorës (FOTO)

8 viktima! Ky është bilanci i masakrës që ndodhi sot pasdite në fshatin Resulaj të Bashkisë Selenicë, qarku Vlorë. Mësohet se dy prej viktimave janë fëmijë, të moshës 9 dhe 13 vjec. Autori i krimit është 24-vjeçari Ridvan Zykaj. Deri më tani ai ndodhet ende i lirë. Policia ka rrethuar fshatin për ta arrestuar, ndërsa kërkon ndihmë edhe prej banorëve. I riu dyshohet të jetë me probleme mendore. Paraprakisht thuhet se shkaku i ngjarjes ka qenë një sherr banal për kalimin e shpezëve në tokën e tij. Viktimat janë nga dy familje të fisit Zykaj. Policia është urdhëruar të ekzekutojë autorin e masakrës nëse ai bën rezistencë. 

© ArgjiroLajm.net