Gazetari nga Telnis Skuqi, i cili e konsideron hero ekstrmistin grek Kostandin Kacifas, ka një tjetër këndvështrim për marshimin kuqezi organizuar sot në Sheshin ‘Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër. Sipas Skuqit, protesta u organizua nga pronari i një televizioni lokal, që ka përfituar para nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme greke. Ndonëse s’e përmend me emër, fjalën e ka për Aristotel Petron, pronarin e Alpo Tv. Kujtojmë që me Petron Skuqi ka patur edhe një përplasje fizike dhe gjyqësore kohë më parë. Ja çfarë shkruan ai:
“Dy ngjarje ndodhën sot në Shqipëri. E para, protesta e studentëve që sot e morrën peng marksistët e Altin Qorin dhe e verbuan kauzën e tyre. E dyta, protesta e nacionalistëve shqiptarë në qytetin tim të Gjirokastrës, ku organizatori ishte pronari i një televizori lokal që ka përfituar direkt nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme, ndërkohë nacionalistët bënin thirrje për luftë me shtetin fqinjë me mikrofonat e markës “Made in Greece”, shprehet Skuqi.
Deri në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, Alpo Tv ishte marrë me qira prej familjes Tavo, për t’u përdorur politikisht nga LSI dhe kryebashkiakja Zamira Rami. Me disfatēn e LSI në Gjirokastër dhe sherret për borxhe me Aristotel Petron, Tavo e dorëzoi sërish televizionin.
© ArgjiroLajm.net