Policia e Shtetit ka nisur në fillim të muajit shtator aksionin për sekuestrimin e pasurive, kryesisht makina të shtrenjta, të atyre që nuk e justifikojnë dot vlerën e tyre.
Deri më tani operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, ku janë sekuestruar një numër i madh automjetesh për të cilat janë janë blerë me para të dyshimta. Bëhet me dije që aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin.
Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar, pritet që në ditët e ardhshme një aksion i tillë të zhvillohet edhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Për momentin nuk dihen ende detaje për këtë çështje. Një ditë më parë u sekuestruan makina luksoze në Fier, ndërsa sot operacioni u zhvillua në Berat.
/ArgjiroLajm.net/