Një 36-vjeçar nga Gjirokastra është aksidentuar me automjetin e tij tip ‘Benz’.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë pranë Bistricës. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 28.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.M, vjeç 36, banues në Gjirokastër, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se në fshatin Bistricë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.