Një aksident automobilistik ka ndodhur një ditë më parë në rrugën Tepelenë-Krahës, me pasojë një të plagosur.
Siç njofton Policia e Gjirokastrës, rreth orës 08:30, në aksin rrugor Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Oda e Hasan Beut”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, shtetasi B.M 32 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike.
Si pasojë është dëmtuar vëllai i tij shtetasi E.M, banues në fshatin Toç, Bashkia Memaliaj, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka referuar në Prokurori materialet hetimore për shoferin B.M.