Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Sipas policisë ngjarja ndodhi një ditë më parë në orën 20:40, pranë fshatit Kremenar. Shtetasi A.O, 46 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar vetë si dhe pasagjeri Sh. H., vjeç 71, banues po në Durrës. Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga Prokuroria e Fierit.
©ArgjiroLajm.net