Nëse dëbora në zonat fushore dhe rrugët e qytetit po shkon drejt shkrirjes, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për majat e maleve. Ngjitja në majën e Sopotit, mbi Gjirokastër, është një aventurë e rrezikshme edhe e bukur njëkohësisht.
Ka plot elementë që të dëshmojnë se ky i sivjetshmi ka qenë një dimër i egër. Çdo gjë është e ngrirë, madje edhe lerat që përdoren për të pirë ujë bagëtia.
Trashësia e dëborës është dukshëm shumë e madhe. Por rreziku për të eksploruar këtë majë ecën paralel me pamjen përrallore që të shpaloset, qoftë duke hedhur vështrimin mbi luginën e Drinos e qoftë duke parë perëndimin e diellit në Jon.
Shihni më poshtë 25 foto të realizuara mjeshtërisht nga Alban Bejko.
©argjiroja.net