• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mafia e tokave në bregdet, gjykata dënon avokatin me 5.4 vite burg

25/01/2020
Mafia e tokave në bregdet, gjykata dënon avokatin me 5.4 vite burg

Avokati Pëllumb Petritaj u gjet fajtor nga Gjykata e Vlorës për të dytën herë për tjetërsim pronash në bregdet, ndësa është vendosur edhe konfiskimi i 100 hektarëve të tjetërsuar në Zvërnec. Petritaj tha se do të apelonte.

Nga Jerola Ziaj

Avokati Pëllumb Petritaj, i cili ka qenë në qendër të disa hetimeve dhe gjykimeve për tjetërsim të qindra hektarëve tokë në Nartë, Zvërnec dhe Karaburun, është gjetur nga Gjykata e Vlorës fajtor për të dytën herë për akuzat e falsifikimit dhe tjetërsimit të 105 mijë metrave tokë në Zvërnec.

Gjyqtari Skënder Haluci vendosi të mërkurën me 22 janar të pranoj kërkesën e prokurorisë dhe shpalli Petritajn fajtor duke e dënuar atë me 8 vjet burg, për “falsifikim të dokumenteve” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Dënimi u konvertua në 5 vjet e katër muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çështja u hetua nga prokurori Albert Kuliçi. Makina e këtij të fundit u hodh në erë pak javë më parë, në një atentat që u cilësua terrorist nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa u tha se vinte për shkak të detyrës.

Në një bisedë telefonike me BIRN Petritaj pretendoi se ishte i pafajshëm. “Do vazhdoj betejën ligjore në Apel, shpresoj mos të jetë e gjithë drejtësia në Shqipëri si Skënder Haluci”, tha ai.

Ndërkohë në bazë të dispozitivit të vendimit të dhënë nga Haluci, Petritaj ishte gjetur fajtor për falsifikimin e një vendimi të Gjykatës së Vlorës dhe tjetërsimin në favor të familjes Shehu, të mbi 100 hektarëve në Zvërnec.

Petritaj u arrestua fillimisht për këtë çështje më tetor 2018 dhe më pas u gjykua me masa më të lehta sigurie, por u riarrestua në nëtor 2019 me dyshimet se po pengonte gjyqin. Ai u la i lirë disa javë më pas nga Gjykata e Apelit në Vlorë.

Ai ndërkohë ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 3 vjet burg, sëbashku me disa zyrtarë lokalë, për tjetërsimin e 150 hektarëve tokë në zonën e Nartës. Petritaj pretendoi në bisedë për BIRN se kishte fituar këtë çështje në Apel.

Ndërkohë në faqen gjykata.gov.al nuk ka një vendim të tillë. Gjykata e Apelit Vlorë vijonte të kishte në gjykim çështjen ndaj tre ish-zyrtarëve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe një ish-drejtuesi të Hipotekës në Vlorë të cilët u dënuan sëbashku me Petritajn. Emri i Petritajt nuk shfaqet në sistem por BIRN mësoi nga… se ai kishte kërkuar në seancën e fundit përjashtimin e gjyqtares Margarita Buhali.

Petritaj po ashtu ishte hetuar nga prokuroria për tjetërsim pronash në Karaburun, por çështja ndaj tij në këtë rast u pushua.

Ndërkohë në dispozitivin e vendimit të Halucit, gjykata ndër të tjera ka vendosur konfiskim në favor të shtetit të pronave që u cilësuan të tjetërsuara.

Dosjet e tjetërsimit të pronave në Vlorë dhe zona të tjera bregdetare janë disa nga çështjet e hetuara në vitet e fundit nga prokuroritë në disa rrethe. Hetimet përfshijnë qindra hektarë prona në zonat më të lakmuara të cilat kanë kaluar kryesisht në favor të ish-zyrtarëve./ TemA

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

La garën në mes, Ilir Vrenozi flet për herë të parë

La garën në mes, Ilir Vrenozi flet për herë të parë

14/01/2026
Tirana, Nuhiu: Pres fitore nga skuadra, kam besim

Fitorja ndaj Bylisit, flet trajneri i Tiranës: Skuadra luajti ashtu si duhet, bravo grupit

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al