Nuk ka gola dhe rrjedhimisht as fitues në Gjirokastër, ku Luftëtari dhe Flamurtari kanë marrë nga një pikë në një ndeshje mjaft të luftuar, por me pak raste të pastra shënimi. Secila skuadër ka pretenduar për një 11-metërsh, por kryesori Shahini në të dy rastet ka vazhduar lojën.
Një rezultat që i përgjigjet asaj që dy skuadrat dhanë në fushën e blertë. Pjesa e parë ishte më e mirë për Luftëtarin, ndërsa e dyta për Flamurtarin, që e rriti presionin, por pa mundur të shënojë.