Superiorja do të rikthehet në ditën e dielë, për të diskutuar javën e 20 të saj. Një nga takimet më interesante të kësaj dite, është edhe ai mes Laçit dhe Luftëtarit. Të dy ekipet vijnë nga një formë e ndryshme nga njëri-tjetri, pasi Laçi nuk e gjen fitoren prej 3 ndeshjesh, ndërsa Luftëtari nuk mposhtet prej 7 ndeshjesh. Megjithatë në këtë takim të vlefshëm për javën e 20 të Superiores, nuk ka favoritë dhe mund të ndodh gjithçka.
Transferta e Laçit njihet për thyerjen e rekordeve, teksa “rënia” e parë e Skënderbeut që deri në atë moment konsiderohej si i pathyeshëm në kampionat, erdhi pikërisht në Laç. Tashmë ekipi i Mezanit do të tentojë sërish këtë sukes, këtë herë ndaj Luftëtarit që në këtë moment konsiderohet si i pamposhtur.