• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari vijon eksperimentet, largon trajnerin pas tre ndeshjeve të para, sjell një të ri nga Greqia

07/09/2019
Luftëtari vijon eksperimentet, largon trajnerin pas tre ndeshjeve të para, sjell një të ri nga Greqia

Kampionati po bën “pushim”, pasi vëmendja është tek ekipi përfaqësues, i cili sot në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro2020, në grupin H, një duel përballë Francës që ka domethënie për vazhdimësinë e këtyre eliminatoreve dhe për objektivat e kuqezinjve.

Superiorja po rimbledh energjitë e saj për të bërë një tjetër start pas 10 shtatorit, por dukshëm klubet po studiojnë terrenin, po njihen me kapacitetet e tyre dhe me rivalët në garë, pa i ndërprerë zhvillimet e brendshme. madje ka klube që po bëjnë ende blerje të reja, duke shfrytëzuar klauzolat e rregullores që lejon brenda kornizës ligjore vetë FSHF-ja. Por ka dhe klube që nuk e kanë gjetur ende ritmin e kërkuar dhe një prej skuadrave që ka probleme në këtë pjesë të parë të kampionatit është padyshim Luftëtari.

Shihet si një prej tri skuadrave që rrezikojnë rënien këtë sezon, pasi nuk ka grup cilësor dhe në media përflitet se situata financiare nuk është më e mira e mundshme. Stafet teknike janë ndërtuar shpesh muajt e fundit dhe Luftëtari nuk po gjen qetësi. Madje dhe Klodian Duro që u emërua me nxitim në fillim të sezonit ka lënë stafetën për një tjetër, e këtë herë bëhet fjalë për një grek, Jorgos Marantas, me eksperiencë në kampionatin helenik të kategorive inferiore. Vetë Duro ka marrë pozitë drejtuese në klub, në rolin e drejtorit teknik, por në një klub ku kriza është e gjithanshme natyrisht që kjo është problematike.

Gjithsesi, “kurbani” i parë në radhët e bankinave të Superiores ndodhi pikërisht nga Gjirokastra, ku Luftëtari shkarkon Duron por të sjellë një teknik grek, të paralajmëruar në media prej dy ditësh. Sipas vetë njoftimit zyrtar të klubit gjirokastrit, trajneri i ri i skuadrës do të jetë greku Jorgos Marantas. Kështu, tekniku do të nisë menjëherë detyrën ndërsa do të marrë postin e lënë bosh nga Klodian Duro, i cili do të vazhdojë detyrën e tij në klubin gjirokastrit si drejtor teknik. Në këtë formë, konfirmohet edhe lajmi i medieve sportive për emrin e trajnerit grek Marantas te Luftëtari.

Njoftimi i klubit të Luftëtarit

Bluzinjtë gjirokastritë mbajtën një qëndrim të shkurtër zyrtar për lëvizjet e bërë, duke konfirmuar ardhjen e trajnerit grek dhe qëndrimin e skuadrës në hullinë e pretendimeve të saj në Superiore. “Trajneri i ri është Jorgos Marantas. 46-vjeçari grek, drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij ka qenë në krye të ekipeve inferiore greke. Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos.

Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës, deri në shkurt të 2019-ës”, shkruhet në njoftimin e klubit të Luftëtarit. Është një njoftim i shkurtër por domethënës, për vetë zhvillimet që kanë prekur klubin gjirokastrit, ndërkohë që situata nuk duket aspak premtuese, pasi grupi nuk ka shumë cilësi dhe Luftëtari është realisht skuadra “favorite” për të rënë nga kategoria.

Klubet në krizë

Nuk është vetëm Luftëtari që po përjeton krizë. Është dhe Flamurtari i Vlorës, i cili ka shkurtuar shpenzimet dhe kjo do të thotë se klubi nuk mund të bëjë blerje të fuqishme as në janar. Gjendja e grupit nuk është më e mira dhe Flamurtari nuk ka një grup pretendent. Jo vetëm kaq, por edhe situata me administratorin e klubit, zotin Idrizi, nuk është më e mira dhe Flamurtari i këtij sezoni është skuadër që rrezikon rënien.

Nga ana tjetër, Skënderbeu, megjithëse ka një staturë tjetër dhe një grup më cilësor, rrezikon, pasi moralisht ekipi është i shigjetuar pas vendimit të UEFA-s për penalizim 10-vjeçar nga garat europiane, si dhe një çështje që endet dyerve të gjykatave europiane. Pra Skënderbeu rrezikon dhe kjo i vjen nga shkaqe jashtë sportive. Skuadra tjetër që ka shenja krize është Vllaznia, e cila është e varur nga buxheti i bashkisë së Shkodrës, por kjo e fundit është në krizë politike, pasi nuk ka ende një titullar të njohur nga gjykata.

Related Posts

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”
Lajme

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

05/07/2025
Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh
Lajme

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

05/07/2025
Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi
Lajme

Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi

05/07/2025
Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë
Lajme

Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

05/07/2025
Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al