Luftëtari duket se e ka përqendruar merkaton edhe te talentet duke parë se tregu në Superiore të ofron shumë pak. Gjirokastritët kanë bërë të vetët dy lojtarë cilësorë dhe që janë pjesë e kombëtareve të moshave.
Redon Dragjoshi fillimisht bindi Dajën por duket se në Gjirokastër gjen më shume minuta të luajë. Dragjoshi ka qenë titullar te Erzeni në sezonin e shkuar.
Jo vetëm ai por edhe Livjo Malaj portieri që ka dalë nga moshat e Partizanit, dhe ka luajtur me U-19 apo Partizanin B dhe Kombëtaret e moshave deri te U-19. Të dy plotësojnë organikën bluzi, ndërsa këtë javë qe vjen pritet që të ketë edhe disa prurje të tjera në Gjirokastër.