Luftëtari nisi sot stërvitjen, ku kanë rënë në sy lojtarë të sezonit të shkuar që kanë qenë edhe titullarë si: Rapo, Açka, Demo, Kukaj por është parë në Gjirokastër edhe Ardit Hoxhaj.
Por, nën urdhrat e trajnerit Klevis Dalipi kanë qenë edhe shumë futbollistë të rinj në provë, lojtarë që kanë luajtur me ekipet e moshave në kryeqytet dhe jo vetëm por edhe të tjerë të rinj të talentuar.
Por, nuk kanë munguar as lojtarët e huaj në provë. Një prej tyre është edhe sulmuesi me origjinë nga Korça, Reno Stavre, 25-vjeçar që ka luajtur në ligat e ulëta të futbollit grek.
Luftëtari pritet ë brenda kësaj jave të arrij të plotësohet, ndërsa të rinjtë e ardhur në provë, në fundjavë do të testohen në miqësore. Sot kanë qenë 22 lojtarë nën urdhrat e stafit bluzi.