Luftëtari sjell festën në Gjirokastër, mund Partizanin në Tiranë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Luftëtari ka befasuar Partizanin në shtëpi, duke e mundur për herë të tretë brenda pak ditësh. Dy fitoreve të arritura në Kupë, i është shtuar një tjetër fitore, këtë radhë e arritur në kampionat. Të besuarit e Ahmatajt, kanë përmbysur golin e shpejtë të shënuar nga Duka, duke dalë nga takimi me pikë të plota. 

Heroi për gjirokastritët, ka qenë sulmuesi Dunga i cili ka arritur të realizojë 3 gola në këtë takim, nga të cilët njërin më të bukur se tjetrin. Me këtë fitore, Luftëtari ka arritur të shkëputet sërish në 7 pikë nga vendi i fundit që mbahet nga Kastrioti, ndërkohë që ka edhe 4 pikë më shumë se Tirana. Nga ana tjetër, Partizani ka shpërdoruar mundësinë për t’u shkëputur me 12 pikë nga Kukësi.