Luftëtari shkon në Durrës për ndeshje me Teutë, por gjirokastritët kanë një frikë…

Ekpi gjirokastrit luan të shtunën sërish në transfertë, në fushën e Teutës, që rrezikon rënien dhe sigurisht që do të luftojë për pikët maksimale. Te Luftëtari në fakt e dinë shumë mirë se ndeshja paraqet vështirësi, por frika më e madhe lidhet me gjykimin. Kjo frikë vjen për shkak të asaj që ka ndodhur në dy ndeshjet e para të këtij kampionati ndaj Teutës, ku durrsakët janë favorizuar ndjeshëm, si në fushën e tyre javën e parë, ashtu edhe në Gjirokastër javën e 9-të.

Të gjithë e kujtojnë atë që ndodhi në Gjirokastër, ku Teuta fitoi 2-3, me gjykimin e Zirit. Për këtë arsye i druhen gjykimit, që është bërë shpesh faktor kundër Luftëtarit në këtë sezon, jo vetëm në ndeshjet me Teutën.

Trajneri Hasan Lika e ka grupin të plotë dhe shpreson të ruajë ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat, duke marrë pikë ndaj ish-skuadrës së tij, por mbi të gjitha duke shpresuar në një gjykim korrekt. Pas 4 fitoreve radhazi, Luftëtari u ndal në barazim nga Lushnja javën që shkoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.