Në Ballsh është luajtur sot miqësorja e radhës dhe e fundit për këtë fazë përgatitore dimërore. Përballë Luftëtarit, trajneri i skuadrës së Bylisit, Veljko Dovedan ka aktivizuar lojtarët që luajtën ndaj skuadrës së Flamurtarit të mërkurën në miqësoren e fituar 3-0.
Bylisi shënoi i pari me anë të nigerianit Beji Antoni. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, ndërsa në fraksionin e dytë të ndeshjes, miqtë nga Gjirokastra barazuan me anë të Aurel Demos, i cili ka shënuar me kokë.
Të dyja skuadrat tashmë përgatiten për ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2019, atë të Kupës së Shqipërisë, ku Bylisi pret Laçin në “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa Luftëtari shkon në Rrogozhinë.