Laçi i fitoi dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë me Luftëtarin dhe kaloi me tej në këtë kompeticion. Kurbinasit fituan në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 dhe pak a shumë ishte përcaktuar se kush do kalonte më tej. Bardhezinjtë fituan edhe në Gjirokastër me gol të Rexhinaldos, ndërkohë që tani e ka radhën sfida e kampionatit mes Laçit dhe Luftëtarit.
Trajneri Gentian Mezani nuk do të ketë në këtë takim një lojtar shumë të rëndësishëm. Rexhinaldo në ndeshjen me Partizanin mori kartonin e katërt të verdhë dhe është i pezulluar. Mozambikasi është golashënuesi më i mirë i bardhezinjve me 8 gola të shënuar në kampionat. Vetëm Bakaj sipër tij, me 12 të tillë.
Ndalesa vjen në një moment të mirë për sulmuesin, aq më tepër që kishte shënuar në të dyja sfidat e Kupës përballë Luftëtarit. Me shumë mundësi do të jetë Xhixha, ai që do udhëheqë sulmin laçian në ndeshjen e fundjavës, por atë e di më mirë tekniku Mezani.