Luftëtari nuk fiton dot as në Vlorë, merr një pikë përballë Flamurtarit

Flamurtari dhe Luftëtari nuk kanë shkuar me tepër se një barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur sot në Vlorë, e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat u munduan për të gjetur golin duke krijuar disa raste të rrezikshme, por asnjëra prej tyre nuk u tregua e saktë përpara portës.

Vlonjatët ishin edhe disi të pafat teksa u detyruan të kryejnë dy zëvendësime për shkak të dëmtimeve të Useinit dhe Mustës. Flamurtari u ndal pas dy fitoreve radhazi, duke u ngjitur tashmë në kuotën e 7 pikëve në 4 ndeshje dhe duke mbetur ne vendin e tretë. Ndërsa Luftëtari mban vendin e 6 me 5 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.