Kristal Abazaj u zëvendësua në Laç, në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku gjirokastritët u mundën thellë, 3-0. Tifozët e Luftëtarin kanë qenë në merak për gjendjen e yllit të skuadrës, por ai ka pasur një dëmtim të lehtë dhe është gati për ndeshjen e radhës.
Më tepër Abazaj doli nga fusha, sepse kundërshtari po zhvillonte një lojë shumë të rëndë. Pas fitores së madhe me Skënderbeun, e katërta radhazi në kampionat, Luftëtari mori një goditje në Kupë nga Laçi, por tani është gati të kthehet te fitorja në kampionat.
Luan të dielën në stadiumin “Roza Haxhiu” me Lushnjën, ku ka shanse të marrë 3 pikët. Edhe në këtë ndeshje pritet që trajneri Hasan Lika të ketë dy mungesa, mbrojtësin Oltion Rapa, i dëmtuar ndaj Skënderbeut, si dhe sulmuesin Eri Lamçja.