Luftëtari në kaos dhe me largime, flet Realdo Fili


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nga Apolonia, te Partizani, pastaj Kamza e Skënderbeu. Në gjysmë e dytë të këtij sezoni te Luftëtari, aty ku duket se po kap formën e tij më të mirë duke qenë edhe deçizivë. Realdo Fili, aktualisht 24-vjeçar ka shënuar këtë sezon e dy gola, ndaj Flamurtarit dhe Partizanit. 

Luftëtari edhe pse nuk luan merr 3 pikët në tavolinë, ndërsa duhet theksuar se Fili shpreson që të shënojë edhe në dy sfidat e fundit ndaj ish-skuadrave, Partizanit e Skënderbeut. Në një periudhë mjaft të vështirë, mes largimeve dhe kaosit të pagave në Gjirokastër ku kanë mbetur edhe pa trajner, Fili flet për situatën aktuale dhe të ardhmen e tij.

“Besoj se i kemi arritur, madje i kemi tejkaluar pritshmëritë. Jam i kënaqur me paraqitjet e mia. Shpresoj që edhe në takimet e mbetura të bëj edhe më mirë, e pse jo të shënoj më shumë, një objektiv personal i imi”, – tha mesfushori me tipare sulmuese nga Fieri.

Synimet

“Në momentin e parë që erdha kishim si detyrë mbijetesën. Por, në Kupën e Shqipërisë, ne besuam, tentuam dhe kur eliminuam Partizanin aty ishim më shumë shpresa se në Kupë mund të shkonim larg, madje u kthye në objektiv tonin për t’i shkuar deri në fund. Ndaj Tiranës ishte një fat i keq. Do të ishte shumë pozitive nëse do të shkonim në finale”.

Forma

Realdo Fili po kalon një formë mjaft të mirë, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës: “Është shumë e lehtë të mbash kur je në momentin më të mirë. Megjithatë, unë po punoj dhe shpresoj që të rikthehem në momentin më të mirë si kur kam qenë më parë. Besoj se do t’ia arrij, karriera ime sapo ka nisur dhe unë punoj shumë për të realizuar synimet që unë kam”, – tha Realdo Fili në fund të prononcimit të tij.