Në Durrës po luhet ndeshja mes Teutës vendase dhe Luftëtarit. Ekipi gjirokastrit ka kaluar në avantazh që në minutën e dytë me një gol të shënuar nga Shkurtaj. Në ndeshjen e fundit, skuadra e Nicës morri një rezultat pozitiv, pasi barazoi ndaj Laçit. Në këtë takim në shtëpi, kërkohet një fitore me patjetër, pasi mbijetesa është kthyer në luftën e vërtetë të Teutës. Nga ana tjetër, Luftëtari nuk kërkon të lëri pikë të tjera në këtë transfertë, pasi nuk arritën dot të merrnin 3 pikët ndaj Lushnjes. Hasan Lika nuk ka surprizuar me formacionin e hedhur në fushë e lojës, ndërsa Nica ka bërë sërish ndryshime nga ndeshja e fundit.