Luftëtari do të zhvillojë sot një miqësore, me Bylisin në Ballsh. Takimi do të startojë në orën 14:00, ndërsa trajneri Gentian Mezani ka disa lojtarë në provë dhe synimi i tij është që t’i japi rifiniturën e fundit skuadrës në prag të gjysmës së dytë të sezonit.
Bluzinjtë pësuan largime të rëndësishme, ku bien në sy Rroca e Shkurtaj. Deri më tani kanë afruar mbrojtësin Neziri, ndërsa po synojnë që të afrojnë edhe 2-3 lojtarë të tjerë cilësorë, madje edhe të huaj të cilët i janë “servirur” këto ditë klubit bluzi nga menaxherë të ndryshëm.
Luftëtari e nis në transfertë 2019, kur pas një jave luan në Rrogozhinë me Egnatian, takimin e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në kampionat, bluzinjtë do të luajnë në Gjirokastër me skuadrën e Kastriotit.