Flamurtari dhe Luftëtari kanë ndarë pikët në barazimin pa gola të regjistruar sot në Vlorë. Në një ndeshje pa shumë ritëm, skuadrat kanë qenë më shumë të kujdesshme për të mos pësuar sesa për ët kërkuar fitoren.
Në fund, gjirokastritët kanë qenë ata që kanë dalë më të lumtur nga kjo sfidë, pasi kanë marrë pikë në një fushë të vështirë dhe shohin paksa më të qetë drejt të ardhmes pasi sigurojnë një rezultat që i nxjerr nga kriza e pikëve dhe i largon paksa nga vendet e fundit.
Kurse Flamurtari mbetet ende larg pritshmërisë, si për lojë, ashtu edhe rezultate, pasi nuk arrin të bindë ende se është një pretendent për zonat e larta të klasifikimit.