• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari kërkon të kthejë edhe “veteranin” grek

04/06/2019
Luftëtari kërkon të kthejë edhe “veteranin” grek

Luftëtari pritet t’i besojë një fanellë titullari për sezonin e ardhshëm portierit Edvan Bakaj. Pas largimit të Shkëlzen Ruçit, i cili prishi kontratën me konsensus, Luftëtari mbeti pa portier, pasi edhe Bakajt i skadonte marrëveshja. Mirëpo, ai kishte një klauzolë në kontratë dhe duhet të bisedonte me Luftëtarin për vazhdimësinë. 

“Kam folur me presidentin dhe dëshira është e përbashkët që të vijoj të jem pjesë e Luftëtarit edhe për sezonin e ardhshëm. Besoj se për pak ditë do të zgjidhim gjithçka sa i përket kontratës së re. Më pëlqen ambienti në Gjirokastër dhe presidenti e di shumë mirë, kështu që të dyja palët jemi OK”, ka thënë vetë Bakaj për “Panorama Sport”.

ATHANASOPULOS – Kujtojmë që zyrtarisht i larguar nga ekipi është edhe portieri Shkëlzen Ruçi. Elbasanasi, edhe pse kishte kontratë, arriti marrëveshje me klubin për ta prishur para kohe. Në kësi kushtesh, në klub janë hedhur në kërkim të një tjetër portieri. Në listë është një ish. Luftëtari mund të rikthejë “veteranin” grek për katërkëndorin. Bëhet fjalë për ish-gardianin Kristos Athanasopulos, i cili këtë sezon futbollistik e mbylli me skuadrën e Kërkyrës së Korfuzit.

Burime të besueshme për gazetën “Panorama Sport” bëjnë me dije se 37-vjeçari dëshiron që t’i rikthehet aventurës në Shqipëri. Po të njëjtat burime pohojnë se shoqëria që ai ka me Dhimitris Koconis, Angelos Hanti që janë aktualisht pjesë e bluzinjve, mund ta shtyjë gardianin për t’iu bashkohet gjirokastritëve në këtë verë. Athanasopulos u bë pjesë e Luftëtarit në merkaton e janarit të 2018–ës dhe u largua pas atyre dy ndeshjeve që u luajtën në Kupat e Europës. Asokohe pankinën e Luftëtarit e drejtonte slloveni Millosh Kostiç, që u largua pas katër humbjeve radhazi në kampionat dhe atyre me Ventsplisin (5-0 në Letoni dhe barazimin 3-3 në “Elbasan Arena”).

Greku, sa herë ka pasur mundësi, e ka shprehur se i pëlqen ambienti në Gjirokastër dhe se aty ndihej si në shtëpi. Në një postim të bërë pasi iku në rrjetet sociale, 37-vjeçari shkruante: “Gjirokastra për mua ishte shumë e ngjashme me vendlindjen time, ndaj dhe u dashurova shpejt me njerëzit dhe klimën e skuadrës. Largohem nga Luftëtari me përshtypjet më të mira dhe i uroj suksese”.

Related Posts

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali
Lajme

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori
Sport

Tekniku i Vllaznisë pas ndeshjes: Humbje që dhemb, besoj te përmbysja
Sport

Tekniku i Vllaznisë pas ndeshjes: Humbje që dhemb, besoj te përmbysja

10/07/2025
Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

11/07/2025
Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al