Luftëtari jep ‘shenja jete’, fiton 2 me 0 ndaj Kastriotit

Luftëtari më në fund arrin të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe e bën falë talentit të Vasil Shkurtajt. Sulmuesi i gjirokastriteve ka shënuar 2 golat ë fitores 2-0 ndaj Kastriotit, për të nxjerrë skuadrën nga kriza e rezultateve dhe për t’i dhënë pak frymëmarrje trajnerit Mezani.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, por pa raste të mirëfillta për shënim, me përjashtim të tentativave nga distanca. E dyta filloi menjëherë me gol, pasi Shkurtaj tregoi aftësitë e një golashënuesi race me një devijim të shpejtë para portës kundërshtare.

Kastrioti reagoi dhe u përpoq të gjente barazimin, duke krijuar e shpërdoruar disa raste të mira para portës së Ruçit. Megjithatë, në momentin më të mirë të vendasve erdhi goli i dytë i Luftëtarit me Shkurtajn i cili shfrytëzoi një pasim perfekt të Xhekson nga e majta duke mbyllur ndeshjen.