Luftëtari është një nga skuadrat e “zhytura” në borxhe si i thonë shprehjes, jo vetëm ndaj shtetit apo tatimeve, por edhe ndaj lojtarëve apo dhe FSHF-së.
Praktikisht në një kampionat të një vendi normal nuk do të merrnin pjesë në garë, ndërsa sektori i licencimeve pranë FSHF-së ka kërkuar që deri në 31 korrik të shlyejnë detyrimet, ndryshe mund të mos marrin pjesë në garë.
Por, bluzinjtë kanë planifikuar ditën e sotme si startin e përgatitjeve për sezonin e ri, por ende nuk dihet se kush do të jenë lojtarët. Trajneri i ri është një ish polic grek që ka drejtuar ekipe në ligat inferiore.
Nga sa bëhet e ditur, pritet yë të vijnë disa lojtarë të huaj, kryesisht që kanë luajtur në liga inferiore në Greqi, por jo vetëm. Janë pikasur edhe disa lojtarë nga moshat të ekipeve shqiptare, apo dhe nga kategoria e Parë e të rinj të Superiores, të cilët nuk kanë gjetur hapësira gjatë sezonit të shkuar. Sidoqoftë Luftëtari është një ekip i zhytur në krizë. Personi përgjegjës është vetëm një, presidenti Grigor Tavo.