Luftëtari humbet edhe miqësoren e dytë, shpartallohet për 25 minuta nga ekipi turk


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Skuadra e Luftëtarit ka humbur sot edhe miqësoren e dytë që ka zhvilluar në Antalia, ku po kryen fazën përgatitore. Skuadra e Hasan Likës, ndryshe nga ndeshja e parë me Trabzonspor, sot ndaj Malatiaspor ka shfaqur shumë probleme, sidomos në fazën mbrojtëse. 

Gjirokastritët kanë pësuar 3 gola që në 25 minutat e para të takimit, duke mos lënë shumë vend për diskutime rreth rrjedhës së kësaj ndeshje, ndërsa kanë realizuar golin e nderit në pjesën e dytë, për ta mbyllur duelin me shifrat 3-1.

Në këtë ndeshje, trajneri Lika provoi edhe afrimet e reja të merkatos së janarit, me brazilianin Xhekson Ferreira që debutoi me fanellën e skuadrës gjirokastrite që nga minuta e parë e duelit.