Luftëtari feston suksesin, shihni çfarë ndodh në Pallatin e Sportit Gjirokastër (FOTO)

Klubi i Luftëtarit e ka festuar suksesin e këtij sezoni, ku u rendit në vendin e tretë dhe për herë të parë do të luajë në kupat e Europës. Me këtë rast, një ditë pas fitores së fundit që siguruan ndaj Lushnjes, u organizua një ceremoni festive në Pallatin e Sportit. Futbollistët dhe drejtuesit e klubit ishin aty bashkë me familjarët e tyre për të përshëndetur tifozët dhe për të gëzuar së bashku këtë sukses. ArgjiroLajm.net sjell foto nga ky moment.

©ArgjiroLajm.net