Luftëtari është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për transfertën që do të zhvillojë me skuadrën e Kamzës ditën e diel në orën 14:00. Një sfidë delikate, por që mund të ndikojë edhe në objektivin sezonal të bluzinjve që është mbijetesa.
Luftëtari shkon me probleme në këtë sfidë, ku gjatë gjithë kësaj jave është trajtuar shumë aspekti financiar. Por, jo vetëm kaq, skuadra gjirokastrite do të ketë edhe mungesën e një prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm, Behar Ramadani që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Kukësit në Gjirokastër javën e shkuar.
Por, për shkak të krizës financiare janë larguar nga gjirokastritët disa futbollistë, pasi e kuptuan se kishte vonesa pas rrogës së parë. Bukovski e Gurma, e së fundmi portieri Melkas. Luftëtari ka disa javë që si zëvendësues të Ruçit ka portierin e të rinjve, 18-vjeçarin Shumeli.