Luftëtari dështon për të tretën herë, humbet brenda në Gjirokastër përballë Flamurtarit


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Flamurtari ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, duke mundur në transfertë Luftëtarin me rezultatin 0-1. Ka mjaftuar goli i shënuar nga kapiteni Bushiç në pjesën e parë, për t’i dhënë 3 pikët skuadrës kuqezi. 

Takimi është dominuar nga Flamurtari që ka pasur disa mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë, por që ka munguar konkretizimi. Luftëtari është munduar që të përgjigjet me kundërsulme, por pa arritur të shënojë gol, që pëson në këtë mënyrë humbjen e tretë radhazi.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e dytë me barazim pikësh me Skënderbeun, ku të dyja skuadrat numërojnë nga 7 pikë në 3 javë kampionat.