Një ditë më parë LSI Gjirokastër zhvilloi një mbledhje të kryesisë së partisë, me pjesëmarrjen edhe të deputetit Vangjel Tavo. Sipas njoftimit të shpërndarë në Facebook, LSI thotë se do të nisë riorganizimin e strukturave dhe zëvendësimin e të vetëlarguarve prej saj. Në fakt numri i atyre që braktisën LSI-në pas zgjedhjeve të 25 qershorit nuk është i vogël. Është fjala për njerëz të strukturave të kësaj partie, jo për mbështetës apo simpatizantë të thjeshtë. Nga 22 organizata që ka LSI në Gjirokastër, 17 prej tyre janë larguar ose së paku nuk janë aktivë dhe s’marrin pjesë në takimet partiake. Vetëm drejtuesit e 5 organizatave vijojnë të jenë pjesë e strukturave të kësaj partie dhe morën pjesë në mbledhjen e djeshme. Humbja e pushtetit pas 8 vitesh solli largime masive të njerëzve nga LSI-ja, parti e cila u rrit vetëm duke përdorur punësimet në shtet gjatë qeverisjes me PD-në dhe më pas me PS-në. Më poshtë kryetarët e 17 organizatave në Gjirokastër që janë larguar prej LSI-së. (A.Hyska; A.Sulejmani; K.Kore; N.Kasi; V.Kale; L.Kore; E.Lulo; K.Thimjo; G.Balili; M.Hyska; N.Bala; A.Mene; E.Sinojmeri; A.Qiqi; M.Sino; Xh.Korbeci; G.Kotoni)
© ArgjiroLajm.net