LSI braktis protestën e opozitës në Gjirokastër, Dasho Aliko: PD do t’i rikthejë buzëqeshjen qytetit (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Partia Demokratike ka zhvilluar sot protestën e saj në Gjirokastër. Mbështetësit e opozitës u mblodhën në sheshin përballë varrezave të dëshmorëve. Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ajo që ra në sy ishte mungesa e kryebashkiakes Zamira Rami, deputetit Vangjel Tavo dhe njerëzve të LSI-së. I pranishëm ishte vetëm kryetari Krenar Kulla. Në fjalën para protestuesve deputeti Tritan Shehu dhe kryetari Dasho Aliko renditën disa prej problemeve kryesore të Gjirokastrës. Sipas tyre Edi Rama ka thelluar varfërinë dhe duhet të largohet. Aliko tha se gjithashtu se Partia Demokratike kur të vijë në pushtet do t’i rikthejë buzëqeshjen Gjirokastrës. Gjatë tubimit u bënë thirrje për t’ju bashkuar protestës së madhe më 16 shkurt në Tiranë. 

©argjirolajma.net