Të arrestuarit pak ditë më parë si organizatorë të një grupi për shfrytëzimin e prostitucionit në Gjirokastër kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Trupi gjykues caktoi masën ‘arrest me burg’ për 46-vjeçaren V.L, e cila u arrestua si organizatorja e rrjetit të prostitucionit në lokalin që kishte marrë me qira në lagjen ’18 Shtatori’. Për kamerieren 34-vjeçare, E.A, gjykata vendosi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. E njëjta masë u caktua edhe për 50-vjeçarin Vladimir Koleta, i arrestuar nga policia si klient i femrave që dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion në lokalin e 46-vjeçares V.L.
©ArgjiroLajm.net