• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lobimi me para nga Rusia, Lulzim Basha merret i pandehur nga Prokuroria (Dokumenti)

08/11/2019
Basha nuk ka në plan të dorëhiqet, njofton protestën e radhës

Për të dytën herë kreu Lulzim Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare. Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, zoti Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Nga kjo shkresë që disponon Top-Channel zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohet nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave përfshi atë të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Tashmë kjo çështje shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Mësohet se për të zbuluar mekanizmin e operacionit të lobimit në SHBA dhe të gjitha veprimet e kryera, për prokurorët ka patur një rëndësi të posaçme dëshmia e Gazment Bardhit aktualisht sekretar i përgjithshëm në PD.

Për momentin mbetet e paqartë nëse prokurorët e kësaj çështje kanë mundur të sigurojnë edhe dëshminë e lobistit, Nikola Muzin.

Tre prokurorët që hetuan këtë çështje, 3 muaj më parë thanë se kanë marrë një përgjigje të pjesshme nga autoritet amerikane dhe vijon komunikimi.

Në këtë çështje , dëshmia e Nikola Muzin është thelbësore, për të patur një panoramë të plotë të ngjarjeve që e lidhin atë me PD dhe Lulzim Bashën dhe për të kuptuar se për çfarë arsyesh, ai shprehet se ka marrë drejt për drejtë 525.000 dollarë. Po ashtu dhe pse shprehet se 150.000 dollarë të Biniata Trade janë shpenzuar për llogari të PD.

Vetë Nikolas Muzin, tre muaj më parë ka kërkuar të ushtrojë të drejtën e tij sipas nenit 5 të kushtetutës së SHBA, për mos tu vetë inkriminuar.

Gjithashtu autoritetet amerikane të drejtësisë, i kërkuan prokurorëvë shqiptarë që të bëhet e qartë nga Drejtësia Shqiptare, nëse statusi Nikolas Muzin është si dëshmitar apo objekt i mundshëm, i hetimit dhe nëse Nikolas Muzin, ka apo jo të drejtë të refuzojë të dëshmojë sipas ligjit shqiptarë. Prandaj prokurorët shqiptarë, shtynë afatet e hetimit./Tch

Related Posts

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Çmenduri në Greqi/ I riu shqiptar rreh me shkop berberin

09/02/2026
Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli
Kryesore

Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

09/02/2026
Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq
Kryesore

Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq

09/02/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie

10/02/2026
Pak minuta para Prime-it, Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

Elijona e ashpër pas deklaratës kontraverse të dajës, reagon ky i fundit: BB është teatër poshtërimi!

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al